Ndërlidhjet

BRUKSEL


Unioni Europian i është bashkuar Shteteve të Bashkuara në kritikat ndaj votimit të Partisë Likud. Përfaqësuesi i lartë europian, Havier Solana, tha se rruga e vetme për paqe në Lindjen e Mesme, është ajo përmes krijimit të shtetit palestinez kurse sekretari i Jashtëm britanik, Xhek Stro, deklaroi se “pozicioni ynë është shumë i qartë…ne mbështesim rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për ekzistencën e dy shteteve që është gjithashtu edhe pozicion i qeverisë së Shteteve të Bashkuara”.
Komentet u bënë në takimin e ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian, të cilët do të vendosnin rreth fatit të 13 militantëve palesinezë të liruar pas një ngujimi disa javor në Kishën e Lindjes së Krishtit në Betlehem.
XS
SM
MD
LG