Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi nesër niset për vizitë në Shtetet e Bashkuara ku do të takojë sekretarin e shtetit, Colin Powell, ditën e hënë dhe përfaqësues tjerë të administratës amerikane.
Gjatë vizitës treditëshe, kryeministri i Kosovës do të takojë disa kongresmenë dhe senatorë dhe kryetarin e Komitetit për marrëdhënje të jashtëme të Senatit, senatorin Joseph Biden, zyrtarë nga Këshilli Kombëtarë i Sigurisë dhe nga Fondi Monetarë Ndërkomëtarë.
Kryeministri i Kosovës viziton Uashingtonin në të njejtën kohë si edhe kyreministri i Serbisë, Zoran Xhinxhiq, por Ramadan Aliu, këshilltar i kryeministrit Rexhepi, ka deklaruar se “nuk është planifikuar kurrëfarë takimi midis tyre”, duke theksuar se “kjo është vizitë krejtësisht e veçantë”.
XS
SM
MD
LG