Ndërlidhjet

JERUSALEM


Izraeli do të vazhdojë planifikimet për ndërtimin e një barriere mbrojtëse përgjatë tërë vijës kufitare me Bregun Perëndimor, për të mos lejuar depërtimin e militantëve palestinezë në territorin e Izraelit.
Ministria e mbrojtjes tha se janë siguruar edhe mjetet për fazën e parë të barrierës 350 kilometërshe.
Ndërkohë, qeveria izraelite përballet me krizë të mundshme pas largimit që kryeministri Ariel Sharon u bëri dy ministrave të partive ultra-ortodokse hebreite, të cilët nuk e votuan pakon urgjente ekonomike në vlerë prej 3 miliardë dollarësh.
XS
SM
MD
LG