Ndërlidhjet

RADA TRAJKOVIQ: UNË NUK DO TË PAJTOHESHA ME PJESËN E RAPORTIT KU ICG IDENTIFIKON KFOR-IN FRANCEZ SI PROBLEM


Rrahman Paçarizi, Prishtinë Deputetja e koalicionit “kthimi” Rada Trajkoviq, thotë se zgjidhja për Mitrovicën konsiston në fillimin e komunikimit normal ndërmjet vetë shqiptarëve dhe serbëve dhe orientimi nga projektet e përbashkëta ekonomike.

Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Rada Trajkoviq, tha se nuk pajtohej me vlerësimet e ICG-së, sepse, sipas saj, rekomandimet e këtij raporti për presion ekonomik e politik mbi Beogradin, për të hequr dorë nga ndikimi mbi ekstremistët në veri, nuk është zgjidhje për krizën.

“Procesi i dënimit dhe i identifikimit të Beogradit si problem më nuk luan ndonjë rol të rëndësishëm te bashkësia ndërkombëtare, pasi Millosheviqi dhe udhëheqësit e tjerë të asaj politike, tashmë janë mënjanuar” - tha zonja Trajkoviq, sipas të cilës, vendimi i duhur politik i bashkësisë ndërkombëtare, i institucioneve të Kosovës dhe të Beogradit do të duhej të ishte izolimi dhe paralizimi i veprimeve të ekstremistëve dhe kriminelëve pavarësisht nëse ata janë shqiptarë apo serbë.

Ajo ka shprehur kundërshtimin e saj posaçërisht lidhur me fajësimin e KFRO-it francez.
“Unë nuk do të pajtohesha me pjesën e raportit ku ICG identifikon KFOR-in francez si problem” - tha Rada Trajkoviq duke shpjeguar se nëse çështja shtrohet në këtë mënyrë dhe nëse qëllimi i bashkësisë ndërkombëtare ka qenë Kosova multietnike dhe demokratike si dhe kthimi i njerëzve në shtëpitë e tyre, atëhere duhet shikuar edhe përgjegjësia e sektorëve të tjerë të KFOR-it. Sipas zonjës Trajkoviq në zonën e përgjegjësisë të KFOR-it italian nuk ka mbetur asnjë serb, ndërsa KFOR-i francez ka arritur të ruajë sipas saj edhe serbët edhe shqiptarët në Mitrovicë.

Deputetja e koalicionit “kthimi” Rada Trajkoviq, thotë se zgjidhja për Mitrovicën konsiston në fillimin e komunikimit normal ndërmjet vetë shqiptarëve dhe serbëve dhe orientimi nga projektet e përbashkëta ekonomike.

“Unë mendoj se në fillim, para së gjithash, duhet të identifikohet një grup njerëzish normal nga pala serbe, të cilët do të vendosnin një komunikim normal me bashkësinë ndërkombëtare e më pas edhe bisedimet me fqinjët shqiptarë” - tha Rada Trajkoviq, duke precizuar se mendonte para së gjithash bisedime me përfaqësues të zgjedhur të shqiptarëve, siç do të ishte kryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Spahia.
XS
SM
MD
LG