Ndërlidhjet

LOS ANXHELOS


Zyra Federale e Hetimeve e Shteteve të Bashkuara, FBI, po heton rreth personit të armatosur që qëlloi për vdekje dje, dy persona në zyrën e kompanisë ajrore izraelite El Al, të aeroportit të Los Anxhelosit.
Zëdhënësi i FBI-së, Metju Mek Llaf-llin zbuloi identitetin e atentatorit. Ai ishte Hesham Mohamed Hadajet, i lindur në Egjipt dhe prej vitit 1992 banor i Shteteve të Bashkuara.
Ndërkaq, Ricard Garsia, shefi i zyrës së FBI-së për Los Anxhelosin tha se të dhënat fillestare nuk tregojnë që sulmi të ketë qenë një akt terrorist.
“Duket të ketë qenë një incident i izoluar. Po avancojmë hetimet tona për të parë nëse bëhet fjalë për një ngjarje mes individësh apo një veprimi kundër një entiteti apo organizate të caktuar” – deklaroi shefi i FBI-së për Los Anxhelosin.
XS
SM
MD
LG