Ndërlidhjet

XHALALABAD


Nënpresidenti i vrarë afgan, Haji Abdul Qadir, u varros sot në vendlindjen e tij në Xhalalabad.
Gjatë ceremonisë në Kabul presidenti afgan, Hamid Karzai, tha se për hetimin e vrasjes mund të kërkohet dhe ndihma e ekspertëve të huaj.
“Nëse komisioni i hetimit për këtë vrasje nuk është i gjendje për të gjetur të vërtetën lidhur me vrasësit është e mundur që të kërkohet ndihma e ekspertëve të huaj për gjetjen dhe arrestimin e autorëve”, tha Karzai gjatë ceremonisë së sotme në Kabul.
XS
SM
MD
LG