Ndërlidhjet

TEL AVIV


Forcat izraelite të sigurisë janë vënë në gjendje të lartë gatishmërie pas dy sulmeve vetëvrasëse në Tel Aviv, që lanë të vrarë tre persona dhe plagosën mbi 40 të tjerë.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme Danny Shek tha se kjo e rrit vendosmërinë e Izraelit të ndërmarrë gjithçka për të parandaluar terrorizmin.
“Terroristët, si gjithmonë, nuk bëjnë dallime. Tre gjenerata po shohin masakra të familjeve, punëtorëve të huaj, madje edhe të fëmijëve”, tha Shek.
Ne e dënojmë sulmin, por shumë pak mund të bëjmë kur Arafati nuk ka kurrfarë alternative të paqes në dorë, tha ministri palestinez Ghassan al-Khatib.
“Presidenti Arafat ka kërkuar nga njerëzit e tij të ndërpresin dhunën, por Autoriteti Palestinez dhe shërbimet e sigurisë janë gjymtuar nga masat e ushtrisë izraelite”, tha Khatib.
Ndërkohë, qeveria izraelite i shtyri bisedimet me përfaqësuesit palestinezë dhe vendosi t’i pezullojë masat për heqjen e ndalim-qarkullimit në qytetet palestineze në Bregun Perëndimor.
XS
SM
MD
LG