Ndërlidhjet

KABUL


Trupat amerikane po ruajnë pallatin presidencial në Kabul, ka bërë të ditur zyra e presidentit të përkohshëm afgan, Hamid Karzai.
Zëdhënësi i Karzait, Said Akbar, ka thënë se ky hap ka ardhur pas rritjes së shqetësimeve mbi sigurinë dhe vrasjes së nënpresidentit Abdul Kadir, pak javë më parë.
Po sot, një zëdhënës i qeverisë afgane ka refuzuar kritikat e raportit hulumtues të botuar së fundi në Nju Jork Tajms, sipas të cilit strategjia e zgjedhur prej ushtrisë së Shteteve të Bashkuara si dhe informacionet e pamjaftueshme të zbulimit kanë çuar në humbje të rënda në civilë gjatë fushatës në Afganistan.
XS
SM
MD
LG