Ndërlidhjet

HAGË


“Sllobodan Millosheviqi në kabinetin e tij u ka urdhëruar gjeneralëve të policisë të fshehin gjurmët e krimeve”, deklaroi në gjykimin e ish presidentit jugosllav dëshmitari i prokurorisë Dragan Karleusha, i cili asokohe ishte shef i grupit punues për mbledhjen e fakteve rreth kufomave të gjetura në një kamion frigorifer në lumin Danub.
Dëshmitari tjetër, eksperti i policisë Boshko Radojkoviq, tha se në kamionin e nxjerrë nga ujërat e Danubit kishte 86 kufoma të civilëve.
“Asnjë kufomë nuk kishte mbi vete uniformë, kurse në mesin e tyre kishte edhe dy fëmijë”, tha Radojkoviq.
XS
SM
MD
LG