Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Pakistani nuk ka nevojë t’i bëjë më shumë lëshime Indisë lidhur me Kashmirin, ka deklaruar presidenti pakistanez, Pervez Musharaf, përpara takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Colin Powell.
Ndërkaq Powell ka përsëritur angazhimin amerikan për të qenë i përfshirë në rajon derisa të gjendet një zgjidhje për Kashmirin, i cili tashmë ka hyrë në diskutimet ndërkombëtare.
Sekretari amerikan i Shtetit, nga ana e tij, ka kërkuar nga të dyja vendet, India dhe Pakistani, të bëjnë më shumë për uljen e tensioneve.
“Është e nevojshme të bëjmë më shumë. Të dyja ushtritë janë të mobilizuara dhe situata mbetet e tensionuar. Ne kërkojmë nga India të marrë masa të mëtejshme që të ulë tensionet, ndërsa nga Pakistani të mbajë premtimet për të ndaluar hyrjet e militantëve në Kashmir”, tha Powell.
XS
SM
MD
LG