Ndërlidhjet

KABUL


Forcat paqëruajtëse njoftojnë se policia afgane ka zbuluar një depo me kimikate, që shërbente dikur si bazë e një organizate joqeveritare saudite. Majori Xheims Kelly, zëdhënës i ISAF-it në Kabul, tha se
substancat nuk janë identifikuar ende, por se ato po ruhen në kontejnerë hermetikë.
Në një zhvillim tjetër, aeroplanët e forcës ajrore amerikane kanë shtënë sot në drejtim të një zone në lindje të Afganistanit, pas sulmit me raketa dhe mortaja mbi një pozicion ushtarak jashtë bazës. Sulmi nuk pati pasoja, ndërkohë që nuk dihet identiteti i atyre që sulmuan pozicionin mbikqyrës.
XS
SM
MD
LG