Ndërlidhjet

SHKUP


Dy policë maqedonas nga përbërja rezervë, Daniel Jankovski dhe Aleksandar Nikoliq janë vrarë mbrëmë nga sulmues të panjohur me një breshëri nga automobili në periferi të Gostivarit derisa ishin në patrullë, njoftoi zëdhënësi i ministrisë së Brendëshme, Voisllav Zafirovski.
“Forcat e NATO-s në Maqedoni dhe OSBE-ja janë duke punuar me policinë duke u dhënë të gjithë mbështetjen për kapjen e personave që vranë policët dhe nxjerrjen e tyre para drejtësisë”, ka thënë ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Lawrence Butler pas takimit me presidentin Boris Trajkovski në Shkup.
XS
SM
MD
LG