Ndërlidhjet

SHKUP


Një gjykatë e Maqedonisë ka lëshuar fletë arresti për një nga politikanët kryesorë shqiptarë, liderin e ish UÇK-së Ali Ahmetin, i ka deklaruar agjencisë gjermane të lajmeve zëdhënësi i policisë, Voisllav Zafirovski, i cili nuk ka komentuar përmbajtjen e fletë arrestit.
Fletë-arresti ësht lëshuar pas vrasjes së dy policëve rezervistë maqedonas në Gostivar, që partia e Ali Ahmetit e dënoi rreptësisht, por është e paqartë nëse fletë-arresti sugjeron përzierjen e tij në ate sulm.
Zyrtari i lartë i policisë, Goran Mitevski ka thënë se “Ahmeti do të arrestohet nëse gjendet në vend të sigurtë që nuk do të paraqiste rrezik për policët”.
“Me gjithë presionin e madh ndërkombëtar që të mos arrestohet Ali Ahmeti gjatë fushatës elektorale, ministria e Brendëshme sheh më shumë rrezik nëse një kriminel lufte të zë karrike në Parlament”, ka thënë Mitevski.
XS
SM
MD
LG