Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeadministratori i Kosovës, Mihajl Shtajner, ka thënë se sulmet terroriste të 11 shtatorit të kaluar kundër Shteteve të Bashkuara, kanë rezultuar me ndryshim të perceptimit të komunitetit ndërkombëtar për kohën e angazhimit në Kosovë, që siç u shpreh, është zvogëluar në mënyrë dramatike.
Kjo nënkupton – tha Shtajner në intervistën për radion ‘Evropa e Lirë’ – se duhet të përshpejtohet kthimi i rreth 200 mijë serbëve dhe të tjera të pakicave të shpërngulura prej qershorit të vitit ‘99.
Mihajl Shtajner sinjalizoi se komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të lejojë zhvillimin e vakuumit politik, si rezultat i tërheqjes së ngutshme drejt pikave të reja të tensionit në glob, të tilla si Afganistani dhe Iraku.
XS
SM
MD
LG