Ndërlidhjet

logo-print

JOHANESBURG


Sekertatari amerikan i shtetit Colin Povell ishte ndërprerë nga protestuesit derisa i drejtohej samitit për zhvillimin e qëndrueshëm në Johanesburg, por me gjithë zhurmën Ai mbrojti zotimet e Shteteve të Bashkuara lidhur me ambientin.
“Presidenti George Bush dhe populli amerikan kanë zotime të përherëshme për një zhvillim të qëndrueshëm. Në truallin amerikan gjithmonë ka egzistuar dëshira e thellë për të ndihmuar njerëzit të ndërtojnë jetë më të mirë për vetëveten dhe fëmijët e tyre. Ne e kemi kuptuar gjithmonë se mirëqenia jonë varet nga mirëqenia e banorëve tjerë të kësaj Planete”, ka deklaruar Powell.
Shtetet e Bashkuara “po ndërmarrin aksione për tu përballur me sfidat e mjedisit, përfshirë edhe ndryshimet globale klimatike”, ka thënë sekretari amerikan i shtetit.
XS
SM
MD
LG