Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeadministratori i Kosovës Michael Steiner dhe zëvendës kryeministri i Serbisë Nebojsha Çoviq sot i kanë filluar bisedimet për çështjen e udhëheqësit të Këshillit Kombëtar serb Millan Ivanoviq.
Ndërkohë, disa mijëra serbë kanë protestuar në pjesën veriore të Mitrovicës kundër përpjekjeve për arrestimin e Millan Ivanoviqit.
Me këtë rast, kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Momçillo Trajkoviq ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që Kosova të mbetet në kuadër të Serbisë.
XS
SM
MD
LG