Ndërlidhjet

LONDËR


Në një raport të Institutit ndërkombëtarë për studime strategjike thuhet se Iraku nuk ka aftësi që të ndërmarrë sulm masiv me armë biologjike apo kimike, por mundet së shpejti të fusë në dorë komponenta për armë bërthamore.
Në studim thuhet se Iraku ka antraks dhe agjensa tjerë vdekjeprurës biologjikë dhe kimikë, por akoma nuk ka armë bërthamore.
Instituti me seli në Londër tërheqë vërejtjen se sulmi i mundëshëm ushtarak ndaj Irakut rrezikon të provokojë hakmarrje me arsenalet egzistuese irakiane, por gjithashtu tërheq vëmendjen se të mos bëhet asgjë poashtu rrezikon të lejojë Irakun të grumbullojë më shumë armë.
XS
SM
MD
LG