Ndërlidhjet

TBILISI


Presidenti i Gjorgjisë, Eduard Shevardnadze sot urdhëroi operacione ushtarake për pastrimin e grupeve të supozuara separatistësh çeçenë dhe terroristësh nga Gryka e Pankisit kurse trupat gjorgjiane po marrin ndihmë specialistësh nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.
Shevardnadze tha se ishte konsultuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara, George Bush gjatë fundjavës lidhur me operacionin.
Presidenti rus, Vlladimir Putin tha javën e kaluar se po të mos e pastrojë qeveria gjorgjiane ate grykë nga terroristët, mund të dërgohej ushtria ruse.
XS
SM
MD
LG