Ndërlidhjet

logo-print

RAMALLAH


Lideri palestinez Yasser Arafat e ka akuzuar Izraelin për manipulimin e opinionit ndërkombëtar me tërheqjen e trupave izraelite nga rrethina e selisë së tij në Ramallah.
Arafati tha se ky hap ende nuk paraqet zbatim të rezolutës së Këshillit të Sigurimit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush e ka mirëpritur lëvizjen e trupave, si një zhvillim për gjetjen e rrugëdaljes në Bregun Perëndimor.
Ndërkohë, kryeministri i Izraelit Ariel Sharon ka udhëtuar në Moskë, ku me zyrtarët rusë do të diskutojë krizën në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG