Ndërlidhjet

KASAPHANA NË MOSKË


NEW YORK TIMES

Në këto tetë vite që luftojnë për kontollin mbi Çeçeninë, qeveria ruse dhe kryengritësit çeçenë kanë rënë gjithnjë e më shumë në ferrin e sjelljeve bruale. Të dyja palët arritën një rënie tjetër gjatë fundjavës në një hapje letrash për vdekje në teatrin e Moskës, që u rrëmbye në fillim të javës nga një grup kryengritësish të armatosur rëndë. Numri i pengjeve të vdekur dhe i kryengritësve vazhdon të mbetet i fshehur, por është tashmë mjaft e qartë se kryengritësit dhe forcat ruse, edhe një herë u turpëruan.
Kremlini dhe kryengritësit duhet të kthjellojnë mendjen dhe ta përfundojnë konfliktin, i cili ka lënë mijëra civilë të vrarë dhe ka turpëruar si liderët rusë ashtu dhe ato çeçenë.
Dhuna e fundit u provokua nga kryengritësit çeçenë të mërkurën në mbrëmje, kur morën kontrollin mbi teatrin më të madh, në të cilin ishin mbledhur rreth 750 veta për të parë një shfaqje të popullarizuar muzikore. Luftëtarët çeçenë, të cilësuar nga autoritetet ruse si terroristë, u kërcënuan se do të fillonin të vrisnin pengjet të shtunën në mëngjes, nëse presidenti rus Vladimir Putin nuk e fillonte tërheqjen e trupave ruse nga Çeçenia, enklavë etnike në Rusinë jugore, që është shndërruar në një fushëbetejë të përgjakur, që kur Moska vendosi të shtypë lëvizjen çeçene për pavarësi në vitin 1994.
Kremlini fillimisht iu përgjigj kryengritësve me rrethimin e teatrit, duke u përpjekur të negociojë një zgjidhje paqësore, por vijoi me sulmimin e kompleksit të shtunën në mëngjes.
Ashtu si dhe në shumë incidente të dhunës në konfliktin çeçen, dje u bë e qartë se kryengritësit, por edhe forcat speciale ruse i kishin bërë llogaritë e gabuara.
Çeçenët, e kanë bërë një traditë terrorizmin, si mënyrë për të çuar përpara objektivat, që mund të arrihen vetëm përmes negociatave politike. Gatishmëria e tyre për të vrarë civilët, e lanë Kremlinin pa rrugëdalje tjetër përveç përpjekjes për të çliruar pengjet. Por, metodat që u zgjodhën, duken të jenë marrë nga manualet e vrazhdëta
të shërbimeve të sigurimit, nga koha e sundimit sovjetik.
Kur e filluan sulmin, grupet antiterroriste hodhën një gaz të fuqishëm paralizues në teatër, dhe ky sulm rezultoi me vrasjen e 116 pengjeve. Qeveria e shtoi tmerrin duke dështuar të sigurojë shërbimin e duhur mjekësor. Rrëmuja që lindi dhe përpjekja për ta mbuluar atë që ndodhi, janë reminishenca të përpjekjeve të ngathta sovjetike për t’u përballur me krizat e brendshme, njëlloj siç ndodhi me Çernobilin
në 1986.
Lufta ndërkombëtare kundër terrorizmit dhe provat e qarta se disa nga
kryengritësit çeçenë janë stërvitur dhe janë mbështetur nga Al-Kaida, e kanë frymëzuar presidentin Putin që ta barazojë këtë luftë kundër kryengritësve me fushatën amerikane kundër Osama Bin Ladenit dhe
ithtarëve të tij. Por, edhe pse ka elemente të përbashkëta, zemërimi i çeçenëve ndaj një historie të gjatë të sundimit të egër rus është plotësisht i justifikuar.
Zoti Putin duhet të kuptojë se nuk mund t'i japë fund kryengritjes së tyre vetëm me përdorimin e forcës. Nëse Shtetet e Bashkuara duan të bëhen të dobishme, nuk duhet t’i rrahin shpatullat presidentit rus pas
këtij shkatërrimi të fundit dhe t’i thonë atij se jemi duke luftuar të njëjtin armik.
XS
SM
MD
LG