Ndërlidhjet

HEBRON


Ministri i jashtëm izraelit, Benjamin Netanjahu, thotë se nëse aktet terroriste vazhdojnë, kryesuesi i Autoritetit Palestinez, Jaser Arafat do të dëbohet nga territoret palestineze.
Netanjahu e bëri këtë koment pasi forcat e armatosura izraelite vendosën kontrollin mbi qytetin Hebron dhe ndërmorrën një sulm raketor në rripin e Gazës si kundër-përgjigje ndaj një prite palestineze në të cilën, të premten, u vranë 12 izraelitë.
Për këtë ngjarje, ministri i jashtëm, Benjamin Netanjahu deklaroi se ‘masakrimi i besimtarëve të cilët erdhën të luten në Hebron dhe i ushtarëve që i mbronin, është një krim i shëmtuar. Presim që komuniteti ndërkombëtar të mbështesë të drejtën e Izraelit dhe detyrimin për të ndërmarrë sulme të rrepta kundër terrorit dhe rregjimeve që e mbështesin atë”.
XS
SM
MD
LG