Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova ka marrë një letër nga kryetari i Unionit Gjithevropian, Oto Habsburg, me të cilën e njofton se është miratuar propozimi që zoti Rugova të emërohet vitin e ardhëshm senator nderi i Evropës, kumtoi kabineti i presidentit.
Presidenti Rugova thotë në përgjigjen drejtuar Oto Habsburgut se me kënaqësi pronon emërimin, duke shtuar se kjo është nder i madh për te dhe për Kosovën.
Emërimi senator nderi i Evropës bëhet çdo vit nga fillimi i shkurtit në Antverpen të Belgjikës ku ndodhet Senati evropian i nderit.
XS
SM
MD
LG