Ndërlidhjet

BAGDAD


Inspektorët e Kombeve të Bashkuara në Irak kanë vazhduar gjurmimet për armët e ndaluara për zhdukje në masë, duke bërë vizita të befasishme në së paku tre lokacione afër Bagdadit.
Inspektimet në Irak filluan të mërkurën e kaluar në pajtim me rezolutën e fundit të Këshillit të Sigurimit e cila i jep Bagdadit shansin e fundit që të çarmatoset ose të ballafaqohet me luftën e mundëshme.
Iraku ka mohuar të ketë çfarëdo arme për zhdukje në masë duke thënë se inspektorët nuk do të gjejnë asgjë.
XS
SM
MD
LG