Ndërlidhjet

BON


Një vit pas konferencës së parë për Afganistanin, donatorët ndërkombëtarë u tubuan sërish sot në Bon të Gjermanisë, për të diskutuar përpjekjet për rindërtimin e këtij vendi.
Kancelari Gerhard Shrëder tha se Afganistani ka nevojë për ndihmën ndërkombëtare, por vetë afganët janë ata që duhet të menaxhojnë punët e tyre.
Duke folur për kuadrin politik në vend, presidenti Hamid Karzai u shpreh se ‘…njerëzit tanë refuzojnë çdo formë ekstremizmi. Konsensusi është centrist dhe bashkimi ynë kombëtar nuk ka qenë kurrë më i fuqishëm se tani. Për rrjedhim, ne kemi vullnetin për t’u mobilizuar dhe për të arritur objektivat tonëkombëtarë’.
Karzai, vuri theksin në nevojën e vazhdimit të angazhimit ndërkombëtar për ruajtjen e sigurisë në vend.
XS
SM
MD
LG