Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Paul Wolfowitz takoi në Bruksel trupin vendim- marrës të NATO-s, Këshillin e Atlantikut Verior që të diskutojë hapat ndaj Irakut.
Ai tha se temë e diskutimeve të sotme ka qenë çarmatosja “e shpejtë dhe totale” e Irakut nga arëmët për zhdukje në masë.
“Gjithashtu biseduam lidhur me rrugët ku NATO si Aleancë, përveç asajë se çfar bëjnë aleatët individual, mundë të ishte në gjendje të kontribuonte jo vetëm nëse do të ketë përdorim force, por gjithashtu edhe me qëllim të shmangies të përdorimit të forcës duke grumbulluar presionin ndaj Irakut”, tha zyrtari amerikan.
Paul Wolfowitz theksoi se rruga e vetme për administratën irakiane që të mbijetojë është të pranojë se posedon armë për zhdukje në masë.
Ai ka thënë se “çështja” për Shtetet e Bashkuara nuk është inspektimi, por çarmatosja e Irakut, duke shtuar se nuk është punë e inspektorëve që “të krehin çdo sentimetër të Irakut”, por se Saddam Hussein duhet të bëjë zbulimin e plotë dhe komplet të arsenaleve të tij të cilin pastaj inspektorët të mundnin ta verifikojnë.
XS
SM
MD
LG