Ndërlidhjet

KOPENHAGË


Liderët e Bashkimit Evropian në samitin e Kopenhagës vulosën marrëveshjen historike duke ftuar 10 vende nga Evropa lindore dhe Mesdheu që t,i bashkohen blokut në vitin 2004, ka thënë kryeministri i Suedisë, Goran Persson.
Anëtarët e ardhëshëm do të jenë: Qipro, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia.
Bashkimi Evropian ka sugjeruar se mundë të pranojë Rumaninë dhe Bullgarinë nga viti 2007, kurse
negociatat hyrëse me Turqinë do të fillojnë nga fundi i vitit 2004, pasi të shihet progresi i Ankarasë në reformat demokratike dhe të drejtat e njeriut.
XS
SM
MD
LG