Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zyrtarët e lartë të katërshes së ndërmjetësuesve për Lindjen e Mesme, përkatësisht Shtetet e Bashkuara, Rusia, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara, takohen në Uashington për të diskutuar zhvillimet lidhur me planin e krijimit të një shteti të pavaruar palestinez në vitin 2005.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Ari Flajcër ka thënë se plani amerikan i paqes nuk është ende i plotë:
“Ka ende punë për t’u bërë në hartimin me detaje të planit për paqen në Lindjen e mesme ndaj presidenti Bush kërkon të punohet ende që plani të plotësohet dhe palët e interesuara të japin mendimin e tyre”, sqaroi Flajcër.
Shtetet e Bashkuara kërkojnë shtyrjen e shqyrtimit deri pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Izrael, të cilat janë paraparë për muajin janar.
XS
SM
MD
LG