Ndërlidhjet

logo-print

Sllovenia njeh Kosovën


Qeveria e Sllovenisë ka miratuar sot vendimin për njohjen e Kosovës, ka njoftuar përfaqësuesi për shtyp i Qeverisë, Valentin Haldinjak.

"Qeveria e Sllovenisë ka miratuar vendimin për njohjen e Kosovës dhe e ka dërguar për shqyrtim në Parlament", ka thënë ai.

Parlamenti pritet ta shqyrtojë vendimin pasi më parë të deklarohet komisioni për politikën e jashtme.
XS
SM
MD
LG