Ndërlidhjet

DASH: Kosova kurrë nuk do jetë pjesë e Serbisë


Kosova nuk do të jetë kurrë më pjesë e Serbisë, bëri të ditur Departamenti amerikan i Shtetit.

"Ne do vazhdojmë të përpiqemi të punojmë me rusët dhe serbët, por mendoj se duhet të jetë e qartë për të gjithë se Kosova kurrë më nuk do të jetë pjesë e Serbisë", tha zëdhënësi i Departmaentit amerikan të Shtetit, Tom Casey.

Ai shtoi se "nuk duam ta izolojmë Serbinë", pasi SHBA-të dëshirojnë ta shohin Serbinë të përmbushë synimet për të qenë pjesë e Evropës.

Komentet e Casey-it erdhën pas vizitës në Beograd të zëvendëskryeministrit të parë rus, Dimitry Medvedev.
XS
SM
MD
LG