Ndërlidhjet

logo-print

Medvedev fiton bindshëm


Rezultatet e para zyrtare tregojnë se 42 vjeçari, Dmitry Medvedev ka fituar më se 70% të votave në zgjedhjet e djeshme presidenciale në Rusi. Duke folur në një konferencë për shtyp në Moskë, ai tha se politikat e tij do të jenë "vazhdim i drejtëpërdrejtë" i presidentit aktual Vlladimir Putin.
- Sa u përketë prioriteteve të politikës sonë të jashtme, mendoj se ne duhet të udhëheqim politikë të jashtme të pavarur, një lloj politike që e udhëhoqëm gjatë tetë viteve të fundit, temë kryesore e së cilës do të jetë mbrojtja e interesave të Rusisë me të gjitha mjetet e mundshme, tha zoti Medvedev.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara deri tash nuk ka dhënë komente lidhur me zgjedhjet në Rusi duke thënë se rezultatet ende nuk janë përfundimtare.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte më se 65 %. Pas Medvedevit është plasuar komunisti Gennady Zyuganov.
Rivalët e presidentit aktual Vlladimir Putin, kanë dënuar votimet, duke i cilësuar si farsë. Ata poashtu kanë thënë se kadidatët e pavarur anti-Kremlin nuk janë lejuar nga autoritetet që të marrin pjesë në zgjedhje.
XS
SM
MD
LG