Ndërlidhjet

Rusia dhe Serbia koordinohen për Kosovën


E mbështetur nga Rusia, kryesuese e Këshillit të Sigurimit të KB për muaji mars, Serbia ka kërkuar një seancë të re të këshillit për të kundërshtuar pavarësinë e Kosovës.

Duke u thirrur në burime të misionit rus në Nju Jork, agjencitë ruse të lajmeve njoftuan se Rusia ka konvokuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për të martën e ardhshme.

Pas takimit të ministrit të Jashtëm serb Vuk Jeremiç Jeremiç me ambasadorin rus Vitaliy Churkin, ky i fundit tha se Rusia dhe Serbia do t'i koordinojnë veprimet në strukturat ndërkombëtare për sa i përket Kosovës, veçanërisht në Kombet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG