Ndërlidhjet

Vazhdojnë bisedimet izraelito - palestineze


Me gjithë dhunën e kohëve të fundit, javën e ardhshme pritet të vazhdojnë bisedimet ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.

Agjencitë perëndimore të lajmeve citojnë burime izraelite dhe palestineze të kenë thënë se bisedimet do të mbahen.

Tensionet ndërmjet dy palëve u ngritën pas një sulmi, të enjten, në të cilin një palestinez vrau 8 izraelitë në një shkollë religjioze hebreite në Jerusalem dhe pastaj vrasjes së rreth 120 palestinezëve në operacionet ushtarake izraelite që synonin ndaljen e sulmeve me predha nga Rrypi i Gazës.
XS
SM
MD
LG