Ndërlidhjet

Zyra amerikane dënoi rrëmbimin e gjyqit


Zyra amerikane në Prishtinë ka dënuar sot fuqishëm sulmin në lokalet e UNMIK-ut në veri të Kosovës.

"Zyra amerikane në Prishtinë në mënyrë më të ashpër e dënon shkatërrimin e pasurisë dhe depërtimin e paligjshëm në lokalet nën administrimin e UNMIK-ut në veri të Kosovës, që është në kundërshtim të drejtëpërdrejtë me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së" thuhet në njoftimin e zyrës amerikane.

Zyra amerikane ka vlërësuar se nuk ka arsyetim "për kësi lloj përdorimi të dhunës, që paraqet sulm të drejtëpërdrejtë në autoritetin e Kombeve të Bashkuara".

"Mbështesim fuqishëm paralajmërimin e të dërguarit të posaqëm të sekretarit të përgjithshëm që UNMIK-u do të marrë masa që përsëri të vendoset rendi dhe ligji dhe me këtë të sigurohet që ndërtesa e Gjykatës përseri të jetë nën kontrrollin e Kombeve të Bashkuar" thuhet në reagimin e zyrës amerikane në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG