Ndërlidhjet

Janë vrarë 80 vetë, thotë qeveria tibetiane në ekzil


Qeveria e Tibetit në ekzil thotë se 80 vetë janë vrarë në përleshjet e fundit ndërmjet pjesëtarëve të autoriteteve kineze dhe protestuesve tibetianë. Zëdhënësi i kësaj qeverie, që e ka selinë në Indi, Thubten Samphel tha se 72 persona të tjerë janë plagosur. Kina thotë se 10 vetë janë vrarë të premten kur tibetianët i sulmuan ndërtesat dhe i gjuajtën me gurë banorët kinezë, në sfidën më të vështirë të pushtetit kinez ndaj sundimit në këtë rajon në dy dekadat e fundit. Raportohet se aktualishtr situata në kryeqytetin e Tibetit, Lhasa është e qetë por me tensione dhe me masa të ashpërsuara të sigurisë. Vendet perëndimore kanë shptrehur shqetësim lidhur me përleshjet, ndërsa zyrtarët e Shteteve të Bashkuara kanë ftuar kinezët që të veprojnë me përmbajtje.
XS
SM
MD
LG