Ndërlidhjet

Ministri Mediu dha dorëheqje


Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Fatmir Mediu, i ka dorëzuar dorëheqjen e tij kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Dorëheqja e ministrit të Mbrojtjes pason tragjedinë e Gërdecit, ku të shtunën shpërtheu depoja e armatimeve, duke shkaktuar viktima, të plagosur dhe dëme materiale.

"Dorëheqja është akt i ndjenjës së përgjegjësisë", ka vënë në pah Fatmir Mediu, i cili me këtë rast ka shtuar se do të asistojë në gjithë procesin e hetimeve rreth zbardhjes së kësaj tragjedie.
XS
SM
MD
LG