Ndërlidhjet

Ki Moon: Serbia të ndikojë për ndaljen e dhunës


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, ka dënuar dhunën e minoritetit serb ndaj policëve të UNMIK-ut dhe forcave të NATO-s në Kosovë.

Në deklaratë, Ban Ki Moon i bën thirrje Qeverisë serbe të përdorë ndikimin e saj të serbët e Kosovës, që të ndalin dhunën dhe të lejojnë veprimin e Kombeve të Bashkuara dhe NATO-s.

Ndërkaq, ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitalij Churkin, u ka bërë thirrje forcave ndërkombëtare për përmbajtje. Ai ka kërkuar edhe vazhdimin e negociatave për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës.
XS
SM
MD
LG