Ndërlidhjet

Lavrov: Kemi mospajtime me SHBA për raketat


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara ende kanë mospajtime lidhur me planet amerikane për vendosjen e sistemit mbrojtës raketor në Evropën Qendrore.

Por, Lavrov tha se Uashingtoni ka bërë propozime "të dobishme" për t'i zbutur shqetësimet e Rusisë.

Ai i bëri këto komente pas takimit me Sekretaren e Shtetit, Condoleezza Rice dhe Sekretarin e Mbrojtjes Robert Gates në Moskë.

Gates tha se Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë garanca Rusisë se radari dhe zonat ku do të vendosen raketat e sistemit mbrojtës amerikan nuk do të përbëjnë kërcënim për Rusinë.

Shefat e diplomacive ruse dhe amerikane, Lavrov dhe Rice, gjithashtu e kanë shprehur bindjen se Uashingtoni dhe Moska mund të punojnë në mënyrë konstruktive për një varg çështjesh.
XS
SM
MD
LG