Ndërlidhjet

SHBA: Jemi absolutisht kundër ndarjes së Kosovës


Shtetet e Bashkuara "janë absolutisht kundër ndarjes" së Kosovës dhe besojnë se është e nevojshme që të gjitha bashkësitë në Kosovë të marrin pjesë në procesin politik sipas planit të Martti Ahtisaarit, deklaroi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Tom Casey.

I pyetur për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara lidhur me idetë për ndarjen e Kosovës, zoti Casey tha se "jemi absolutisht kundër ndarjes".

Ai mëtutje tha se "besojmë se është e nevojshme të vazhdohet me zbatimin e planit të Ahtisaarit në gjithë Kosovën, përfshirë edhe hapësirat në të cilat jetojnë serbtë dhe pakicat e tjera", tha Tom Casey mberëmë në konferencën për gazetarë në Uashington.
XS
SM
MD
LG