Ndërlidhjet

Svilanoviq: Propozim interesant i Samarxhiqit


Zyrtari i Paktit të Stabilitetit Goran Svilanoviç ka vlerësuar se propozimi i ministrit serb për Kosovën Sllobodan Samarxhiq, të cilin ia ka dorëzuar zyrtarëve të UNMIK-ut, është interesant dhe i përngjan idesë për federatë joteritoriale.

"Ky është propozim interesant, i cili vërtetë e hap temën e ndarjes, e cila nuk është territoriale, por është e personalizuar", ka thënë Svilanoviq.

"Kjo është e ngjashme me atë që në një farë mënyre ekziston në Maqedoni, megjithëse maqedonët i kundërvihen asaj, sepse nuk duan që vendin e tyre ta shohin si federatë joterritoriale", ka thënë Svilanoviq.

Ministri serb për Kosovën Sllobodan Samarxhiq, ka deklaruar se i ka propozuar UNMIK-ut marrëveshje për krijimin e atmosferës së ndarjes funkcionale të serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës.
XS
SM
MD
LG