Ndërlidhjet

Serbia propozon ndarje të Kosovës sipas vijave etnike


Serbia ka propozuar ndarjen e Kosovës përgjatë vijave etnike ndërmjet shqiptarëve shumicë dhe pakicës serbe, transmetoi Associated Press.

Propozimi, i cili është bërë publik sot në shtypin e Beogradit, i është dorëzuar Kombeve të Bashkuara.

Propozimi thotë se Beogradi e njeh jurisdikcionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, por shton se vetëm serbët e Kosovës, dhe jo shqiptarët e Kosovës, mund të punojnë në polici, gjyqësi dhe dogana në 15 % të territorit të Kosovës ku serbët përbëjnë shumicën e popullsisë.

Sipas propozimit, policët serbë në Kosovë do t'u përgjigjeshin autoriteteve lokale serbe dhe do të ishin nën komandën e UNMIK-ut.

Në dokument pos tjerash thuhet se "nëse ndonjë palë vendos bariera tregtare, atëherë serbët e Kosovës kanë të drejtë të vendosin autoritetin e vet doganor".

Dokumentin në fjalë, ministri serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhiq ia ka dorëzuar UNMIK-ut në 16 mars.
XS
SM
MD
LG