Ndërlidhjet

Gjeorgjia kritikoi Parlamentin rus


Gjeorgjia ka kritikuar ftesën e Parlamentit të Rusisë, që qeveria ruse ta shqyrtoj njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste Abkhazi dhe Osheti Jugore në Gjeorgji.

Në një kumtesë, ministria e jashtme e Gjeorgjisë, tha se vendimi jo obligues i Parlamentit rus paraqet një përpjekje për ndërhyrje ilegale në punët e brendshme të Gjeorgjisë.

Në arsyetimin e tij për rekomandimin e njohjes së pavarësisë së rajoneve në Gjeorgji, Parlamenti rus ka theksuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e shteteve të Perëndimit.
XS
SM
MD
LG