Ndërlidhjet

logo-print

Filmi kundër islamit del në internet


Parlamentari hollandez i krahut të djathtë, Geert Wilders ka bërë publike në internet filmin e tij anti islamik.

Wilders, partia e të cilit ka nëntë vende në Parlamentin e Hollandës ka thënë se filmi tregon përse Kurani, libri i shenjtë i fesë islame, është libër fashist, që nxit dhunën mes njerëzve.

Qeveria hollandeze është distancuar nga filmi dhe ka shprehur drojën se jetët e hollandezëve dhe bizneset e këtij vendi jashtë mund të rrezikohen.
XS
SM
MD
LG