Ndërlidhjet

Bildt: Kosova çështje e hapur e BE dhe Serbisë


Shefi i diplomacisë suedeze Carl Bildt deklaroi se çështja e Kosovës edhe për një kohë të gjatë do të mbetet çështje e hapur ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian, por ka shtuar se edhe kështu mund të funksionohet.

"Mospajtimet ndërmjet Serbisë dhe shumicës së anëtarëve të BE-së rreth Kosovës do të zgjatin edhe shumë kohë, por duhet të mësojmë të jetojmë me këtë. Mendoj se kjo është plotësisht e mundshme", u tha Bildt gazetarëve pas takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në Slloveni.

Bildt tha se ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç e ka ripërsëritur sot qëndrimin e njohur se Serbia do t'i mbrojë interesat e saj në rrugë demokratike dhe paqësore.

Bildt tha se ministrat e BE-së gjithashtu kanë përshëndetur edhe thirrjen e Beogradit që serbët e Kosovës të mbeten në Kosovë.
XS
SM
MD
LG