Ndërlidhjet

40 vjet nga vrasja e Martin Luther Kingut


Sot mbushen 40 vjet nga vrasja e Martin Luther Kingut, udhëheqësit të lëvizjes civile amerikane, i cili bëri histori me përpjekjet e tij për përmirësimin e statusit të afro-amerikanëve.

King mbahet mend për fjalimin e tij në gusht të vitit 1963, në Uashington, në marshimin për Punë dhe Liri pranë monumentit të Linkolnit.

"Unë kam një ëndërr se një ditë ky komb do të ngrihet dhe të gjejë kuptimin e vërtetë të motos së tij: 'Ne i pranojmë këto të vërteta si të padiskutueshme, përfshirë dhe atë se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë'. Unë kam një ëndërr se një ditë në kodrat e kuqe të Xhorxhias, bijtë e ish-skllevërve dhe bijtë e ish-pronarëve të skllevërve, do të jenë në gjendje të ulen së bashku në tryezën e vëllazërisë", tha Martin Luther King.
XS
SM
MD
LG