Ndërlidhjet

Solana: EULEX-i në gjithë Kosovën, zgjedhjet serbe edhe në veri


Flamujt e BE-së
Flamujt e BE-së

Në një paraqitje në Parlamentin Evropian, Javier Solana ka vënë në pah se "zgjedhjet e 11 majit në Serbi do të jenë të rëndësishme edhe për faktin që për herë të parë do të mbahen në veri të Kosovës". Duke folur për misionin e Bashkimit Evropian, ai ka thënë se EULEX-i do të shtrihet në gjithë territorin e Kosovës.


Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Javier Solana, ka deklaruar në Bruksel se misioni EULEX duhet të shtrihet në gjithë teritorin e Kosovës. Ai ka vlerësuar se pas zgjedhjeve në Serbi, çast vendimtar do të jetë 15 qershori "kur në fuqi hyn Kushtetuta e Kosovës".

Në një paraqitje në Parlamentin Evropian, Javier Solana ka vënë në pah se "zgjedhjet e 11 majit në Serbi do të jenë të rëndësishme edhe për faktin që për herë të parë do të mbahen në veri të Kosovës".

"Duhet të shohim se si do të duket gjithë kjo", ka thënë Solana, për të shtuar se "duhet pritur për të parë se si do të zhvillohet situata e përgjithshme ndërmjet 11 majit dhe 15 qershorit".

Havier Solana, në bisedën me parlamentarët evropianë, ka thënë se në veri të Kosovës "ka pasur disa ndryshime" dhe rrjedhimisht duhet të jetësohet një lloj "adaptimi" në marrëveshje me sekreatarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon. Nga kjo bisedë me krerët e Kombeve të Bashkuara varet edhe çështja e vendosjes së misionit të Bashkimit Evropian /EULEX/ në gjithë territorin e Kosovës, ka thënë Javier Solana, për të shtuar se kjo pritet të realizohet nga fillimi i korrikut.

Deri atëherë, në Kosovë, "përgjegjësinë e plotë" do ta ketë UNMIK-u, ndërsa EULEX-i do të veprojë me qëllim të ruajtjes së paqes dhe rendit në gjithë Kosovën, ka thënë Javier Solana.

XS
SM
MD
LG