Ndërlidhjet

Serbia vendosi të mbajë zgjedhjet edhe në Kosovë


Serbia ka vendosur që të mbajë zgjedhjet lokale dhe parlamentare edhe në Kosovë.

Komisioni Zgjedhor Republikan mbrëmë ka miratuar një rezolutë, në të cilën e konfirmuar qëllimin që zgjedhjet serbe të 11 majit të mbahen edhe në territorin e Kosovës.

Dje, zëdhënësi i UNMIK-ut Alexander Ivanko, tha se Beogradit do t'i bëhet e qartë se “nëse Serbia vendos të organizojë zgjedhje lokale në Kosovë, atëherë kjo paraqet shkelje të Rezolutës 1244 dhe ato zgjedhje nuk do të kenë kurfarë vlere ligjore”.
XS
SM
MD
LG