Ndërlidhjet

logo-print

Craddock: Pak vende e kanë njohur Kosovën


Komandanti i lartë i NATO-s për Evropën, Bantz Cradock ka shfaqur shqetësimin e tij për shkakun se shumë pak vende anëtare të NATO-s e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës.
"Vetëm 34 vende e kanë njohur Kosovën, kjo është pak shqetësuese" tha Cradock gjatë një paraqitje në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan.
Ai shtoi se paqëruajtësit e NATO-s po ballafasqohen në Kosovë me një situatë të tensionuar. Dhunën e muajit të kaluar në veri të Kosovës, gjenerali amerikan e quajti akt paramilitarë.
XS
SM
MD
LG