Ndërlidhjet

Karter takohet me drejtues të Hamasit


Ish presidenti amerikan Xhimi Karter është takuar me një nga figurat drejtuese të Hamasit Naser al Shaer. Karter planifikon të takohet dhe me udhëheqësin e Hamasit në mërgim, Khaleed Meshaal.

Izraeli ka shfaqur zemërimin ndaj takimeve të ish presidentit amerikan me drejtues të Hamasit, që nuk njeh ekzistencën e shtetit të Izraelit.

Hamasi është në listën e organizatave terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG