Ndërlidhjet

Shangai: Bisedimet për Iranin përfunduan pa ndonjë rezultat


Bisedimet e fuqive botërore për programin bërthamor të Iranit sot kanë përfunduar "pa asnjë problem të zgjidhur".

Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Gjermania debatuan për mundësinë e plotësimit të masave stimuluese të vitit 2006 për ta bindur Iranin, që ta përfundoj pasurimin e uraniumit.

Përfaqësuesi kinez, He Yafei tha se palët u pajtuan për planin për rifillimin e negociatave.

Teherani deri tash ka kundërshtuar ndaljen e programit të tij bërthamor në këmbim për lehtësime tregtare dhe të mira të tjera.
XS
SM
MD
LG