Ndërlidhjet

Euro e fortë dëmton ekonominë evropiane


Grupi më i njohur i biznesit në Evropë tha sot se vlera e lartë e euros ndaj dollarit është "alarmante".

Një raport i grupit BusinessEurope, i cili përfaqëson më shumë se 20 milionë kompani të vogla, të mesme dhe të mëdha, thotë se rritja e shpejtë e vlerës së eros ndaj dollarit po e dëmton ekonominë evropiane, veçanërisht industritë e rënda dhe kimike, të cilat çmimet i llogarisin në euro ndërsa shitjet në dollarë.

Prej fillimit të vitit, dollari amerikan ka humbur rreth 8 % të vlerës në krahasim me valutën e përbashkët evropiane.
XS
SM
MD
LG